Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka vazhduar me propaganë ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit.
Ai i ka thënë ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, që të bëhet “nxënëse e Vuçiqit dhe të mos obsesionohet me të”.
Selakoviq e ka akuzuar Kosovën se është vend që i përkrahë nazistët dhe i promovon ata duke e rinovuar shtëpinë e Xhafer Devës.
Madje e akuzoi kryeministrin e Kosovës se është nazist pasi në një intervistë ka kërkuar që Kosova të bashkohet ne Shqipërinë.
“Është shumë e obsesionuar me presidentin Vuiçiq e përmendi 9 herë në fjalim, tha se po përgatitet për agresion por nuk tha se çfarë po bënë Prishtina.
Gjatë muajve të fundit kemi dëgjuar për gënjeshtra sistematike që Serbia po përgatitet për agresion por njëkohësisht Prishtina dhe Albin Kurti po konstruktojnë bazën e re të njësisë speciale në komunat me shumicë shqiptare. Cila është arsyeja a nuk është kjo përpjekje për agresion për të dëbuar atë që ka mbetur në Kosovë dhe për ti dëbuar ata. Kjo është e vërteta. Kosova ka përgatitur projektin për renovimin e Xhafer Devës ai është bashkëpunëtor i nazistëve, bile e kanë mashtruar BE në për mbështetjen e projektit për shtëpinë e një nazisti. Albin Kurti është ai që promovon ideologji naziste ka dhënë një intervistë naziste”, ka thënë ai.