Selakoviq: Serbia llogarit në mbështetjen e Turqisë për dialogun me Kosovën

Selakoviq: Serbia llogarit në mbështetjen e Turqisë për dialogun me Kosovën

Serbia llogarit në mbështetjen e Turqisë për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Kosovën, tha të premten ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviq.

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës “do të çojë në një kompromis dhe një zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha Selakoviq në një deklaratë pas takimit me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu në Beograd.

Serbia dhe Kosova ranë dakord javën e kaluar për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga BE-ja.

Selakoviq dhe Cavusoglu shprehën gjithashtu kënaqësinë për “bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv ekonomik” midis Serbisë dhe Turqisë, i cili tashmë ka sjellë një rritje “të konsiderueshme” të tregtisë dypalëshe këtë vit, thuhet në deklaratë.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë “janë në nivelin më të lartë në historinë e fundit”, shtohet në deklaratë.

Cavusoglu ka udhëtuar në Beograd për një vizitë zyrtare dyditore për të marrë pjesë në Samitin e Nismës së Ballkanit të Hapur.

Në fjalimin e tij në samitin më herët gjatë ditës, ai theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të inkurajojë dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Marrëveshja e fundit për kartat e identitetit tregon meritën e përqendrimit në interesat tona të përbashkëta dhe jo në dallimet”, tha Cavusoglu.

“Turqia ka komunikim të hapur me të dyja palët. Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë dialogun për të arritur një marrëveshje për targat e automjeteve dhe çështje të tjera të mbetura”, shtoi ai.

Related Articles