Selektori i Qipros, Temur Ketsbaia është shprehur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në humbjen 4-0 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Qipriotët pësuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa dy të tjera u shënuan në 45 minutat e dytë.
“Kjo na tregoi se ne nuk ishim gati në një kohë kaq të shkurtër për të luajtur dy ndeshje. Ne ishim të vdekur, të lodhur dhe të mbaruar që nga fillimi. Nuk mund të luash në atë mënyrë kundër asnjë ekipi, jo kundër Kosovës që ka cilësi”, deklaroi Ketsbaia.
“Duhet të përpiqemi. Kur futbollistët qipriotë nuk luajnë në ligën qipriote, çfarë mund të presim. Kundërshtarët dukeshin shumë më të gatshëm”.
“Kombëtarja ka gjithmonë të ardhme. Në një moment mund të vijë një grup futbollistësh që do të bëjnë diçka më të mirë. Dhe para se të merrja unë, kombëtarja nuk pati asnjë sukses”.
“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe imazhin që patëm. Kur bën këto gabime, nuk mund t’i shmangesh humbjes. Kemi problem sidomos në këtë periudhë, kur tani po fillojnë kampionatet. Lojtarët dhanë gjithçka që kishin në fillim. Nuk kemi luftuar dhe nuk kemi qenë konkurrues ndaj Kosovës”.
“Ne nuk ishim të freskët, nuk ishim ata që duhet të ishim. Shumë gjëra kanë faj, do të doja të ishte vetëm një. Kishim edhe disa mungesa që mund të kishin dhënë diçka më shumë. Duhet të luani tri ndeshje në dy ditë dhe nëse nuk jeni gati, kjo tregon”.
“Është e vështirë, nuk ka qipriotë që luajnë në ligë. Kombëtarja nuk bazohet vetëm në 8 lojtarë, duhet të kesh më shumë. Lojtarët që nuk morën pjesë, ishin më të mirë në fushë se të tjerët që morën pjesë. Ka kaq shumë probleme sa nuk mund të thuash se çfarë është vetëm faji, gjëja më themelore është koha që kanë futbollistët qipriotë në ligë”, ka shtuar më tej selektori i Qipros.