Selmanaj i LDK-së – Kurtit: S’ndërtohet ushtria me propagandë

Selmanaj i LDK-së – Kurtit: S’ndërtohet ushtria me propagandë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është mburrur sot duke thënë se e ka katërfishuar buxhetim për armatim në katër vjet, por ai ka kujtuar se vitin e kaluar, FSK-ja mbeti pa kontratë për ushqim, raporton Gazeta “Enigma”.

“E për t’i mbyllë gojët, Ministria e Mbrojtjes ndau 2.1 milionë euro me një tender të mbyllur, pa garë, pa transparencë. Kjo nuk është forcim i ushtrisë – kjo është dështim me pasoja”.

“E ndërkohë që flitet për ‘zhvillim’ të FSK-së, vetëm në vitin 2023, janë larguar 221 pjesëtarë – ushtarë aktivë, rezervë e staf civil. 221 njerëz që kanë vendosë të tërheqin nga shërbimi, prej kushteve të mjerueshme, mungesës së respektit dhe zhgënjimit të thellë”, shkroi Selmanaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Selmanaj iu drejtua Kurtit duke i thënë se nuk ndërtohet ushtri me propagandë dhe se nuk mbahet moral ushtarak me fjalë boshe.

“Dhe nuk ka forcim të sigurisë kur brenda institucioneve mbretëron pakënaqësia dhe mashtrimi. Ushtari nuk është dekor për fotografi. Ai është shtylla e mbrojtjes së shtetit. Nëse s’dinë me u kujdes për të – atëherë mos fol për ushtri e armatim modern kur as bukën nuk ua ke siguruar si duhet”, tha Selmanaj.

Related Articles