Selmanaj: Nëse nuk i realizoj premtimet, largohem nga politika

Selmanaj: Nëse nuk i realizoj premtimet, largohem nga politika

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka folur rreth synimeve gjatë mandatit të tij nëse arrijnë të zgjedhet në këtë pozitë.

Selmanaj shpalosi idetë e tij për të cilat do të angazhohet, por shperhu shqetësimin e tij se në këtë kohë ka shumë mosbesim.

“Ne kemi filluar mos me i besu njëri tjetrit për kurrgjë. Ne kemi filluar që të mos ju besojmë as anëtarëve të familjes, as vëllezërve dhe as motrave e lërë më partive politike. Ne kemi instaluar një hipokrizi të llojit të vet që uroj të merr fund. Ne duhet ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin”, tha Selmanaj në Klan Kosova.

“Por, unë nuk kam mundësi të tjera. Unë po ju them njerëzve “Mbamëni për fjale”. Dhe nëse nuk e bëj këtë, besomëni jam në gjendje ta lë në gjysmë të mandatit dhe t’ju kërkojmë falje për premtimet boshe që ju kam dhënë dhe largohem nga politika”, deklaroi ai.

Related Articles