Kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, tha se Kosovës i duhet “një Qeveri e përgjegjshme”.
Ai tha se “LDK do ta rikthen partneritetin me aleatët tanë strategjikë”.
“Kosovës i duhet qeverisje normale dhe e përgjegjshme. Një qeveri e udhëhequr nga LDK do ta rikthejë partneritetin me aleatët tanë strategjikë, politikat e parashikueshme dhe përgjegjësinë institucionale – veçanërisht në sektorin e drejtësisë. Shteti ndërtohet me besim, jo me improvizim”, tha Selmanaj.
