Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë sot para mbledhjes së Kuvendit të partisë se është në vlerësimin e secilit individ brenda Kryesisë për çfarëdo vendimi sa i përket kryetarit të partisë, raporton Gazeta Enigma.
I pyetur për kandidaturën e Avdullah Hotit, Selmanaj ka thënë se do të ishte vlerë për partinë.
“Është vlerë e madhe e LDK që Hoti të jetë në krye të LDK-së, por nuk përjashtohen edhe kandidaturat tjera”.
Selmanaj e ka cilësuar shenjë jo të mirë paqartësinë për agjendën e Kryesisë sot.
