Selmanaj: Qeveria po ofendon rëndë veteranët

Selmanaj: Qeveria po ofendon rëndë veteranët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në seancën e sotme të Kuvendit, u deklarua kundër projektligjit të propozuar nga Qeveria, njofton GazetaEnigma.

Selmanaj u shpreh se nga ky propozim ofendohen kategoria e veteranëve e të verbërve dhe kategoritë e tjera sociale.

Duhet ti vlerësojmë veteranët Duhet të përulemi para tyre në cdo situatë.Ne jemi dhe do të votojmë këtë projektligj nëse këto kategori nuk preken. Për herë të parë në historin e Kosovës po flasim për kategorinë e veteranëve. Kurrë kjo shoqëri nuk ka qenë në gjendje të flas për ta. Ne në momentin e parë kur kemi mundësi i ofendojmë i shantazhojmë”, tha Selmanaj. / GazetaEnigma

Related Articles