Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, është zotuar se në rast të marrjes së mandatit ai do të mbrojë dhe ruaj trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të qytetit, raporton Gazeta Enigma.
Selmanaj theksoi se besimi është themel i shpirtit të qytetarëve dhe pasuri e çmuar e Prizrenit. Në këtë frymë, ai premtoi se të gjitha objektet fetare – përfshirë xhamitë, kishat, teqet dhe ndërtesa të tjera të kësaj natyre – do të lirohen nga çdo taksë komunale, përfshirë edhe shpenzimet për energjinë elektrike.
“Çdo restaurim, mirëmbajtje apo investim i nevojshëm për këto objekte do të mbulohet plotësisht nga komuna,” deklaroi Selmanaj.
Ai thekson përmes një video se “ky është një hap konkret për të mbrojtur trashëgiminë shpirtërore të qytetit dhe për ta trajtuar si një pasuri të përjetshme që i takon gjithë qytetarëve të Prizrenit”.