Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch Mcconnell, së bashku me një delegacion të politikanëve amerikanë janë takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në qytetin e Kievit, shkruan Skynews, përcjellë GazetaEnigma.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe senatorëtt Susan Collins, John Barrasso dhe John Cornyn.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky e vlerësoi vizitën si “një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.
“Faleminderit që na ndihmoni të luftojmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike”, shkruan Zelensky.
/ GazetaEnigma