Qendra tregtare Prishtina Mall të enjten hapi dyert e saj për të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit, ndërkaq hapja u shoqërua me një event madhështorë, raporton Gazeta Enigma.
E për ta vizituar qendrën më të madhe tregtare në rajon, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në shtetet tjera, por mjafton të vizitojnë Prishtinën.
Tashmë kompanitë turistike kanë filluar me ofertat e tyre për transport nga qytetet tjera për në qendrën tregtare Prishtina Mall.
Një ofertë e tillë ka filluar kompania Pranvera Travel, që ka filluar nisjet nga Peja, Deçani e Gjakova me vetëm 5 euro.