Serbët bllokojnë punimet e hapjes së stacionit të policisë kufitare në veri

Serbët bllokojnë punimet e hapjes së stacionit të policisë kufitare në veri

Në ditën e pesëmbëdhjetë nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës në komunën e Leposaviqit, ditën e djeshme kanë filluar punimet në fshatin Dren, raporton Kossev.

Sipas qeverisë aty është paraparë të ndërtohet një statcion policor.

Serbët e kësaj pjese kanë qenë kundër këtij vendimi dhe kanë protestuar duke thënë se këto veprime janë të kundërligjshme.

Ndërkaq, banorët janë lajmëruar se këto punime nuk do të kryhen sot.

Megjithatë, policia është ende e pranishme në vendngjarje me pesë vetura, ndërsa herët në mëngjes vendi është vizituar nga një patrullë e shtuar.

Related Articles