Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se është arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj në Merdare sot.
Smakiqi tha se ai u arrestua gjatë kohës sa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij. Ai konfirmoi se sipas informatave të para atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.
“Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq”, tha ai.
Postimi i plotë:
S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!
Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.
Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.
Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.
Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.
Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.