Protestuesit serbë në Leposaviq kanë dërguar një dhi para objektit të komunës, ku në trup kanë shkruar mbiemrin e Kryetarit Lulzim Hetemi.
Dhisë i është vendosur edhe një vello dhe disa lule.
Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat gjemborë, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it.
Ndryshe, Hetemi nuk ka dalë nga objekti i komunës që nga e hëna.