Në veri të Mitrovicës, dyshohet se serbët kanë shpërndarë fletushka duke bërë thirrje për rezistencë.
Ata përmes të tilla mesazheve kërkojnë unitet dhe një shprehje të forcës përmes simbolit të flamurit të Serbisë.
“Njerëz ka ardhur koha! Serbia nuk është lodra e askujt. Mjaftoi heshtja dhe kokat e ulura. Kur populli ynë persekutohet, kur të drejtat dhe dinjiteti ynë shkelen, Është detyra e secilit prej nesh të tregojmë se kujt i përkasim dhe kujt i besojmë. Flamuri i Serbisë sonë nuk është vetëm një copë pëlhure. Është një shenjë lirie, uniteti dhe krenarie”, thuhet në kë fletushka.
“Prandaj, vëllezër dhe motra, le të varim secili prej nesh një flamur në shtëpinë tonë, në dritaren tonë, në makinën tonë, në çdo vend ku mund të shohim se jeton Serbia. Le ta dinë se ne jemi këtu, se ekzistojmë, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri në erë!”, thuhet në fletushkat e shpërndara.