Rasti i djeshëm skandaloz i ndeshjes së futbollit në Vlladiçin Han po del të mos ketë protagonist vetëm referin por edhe fyetjet e shikuesve vendës në drejtim të futbollistëve të Tërnocit.
Siç shihet në video të cilën e ka siguruar FOLonline, derisa arbitri ndëshkon një nga një me kartona të kuq tërnocasit, nga publiku dëgjohen fyrje të ndryshme. Më të zëshmet ishin thirrjet „Shkoni në Shqipëri“.
Ndeshja e xhiros së 19-të midis Moravës dhe Tërnocit e vlevshme për ligën Zona „jugu“ është ndërprerë në minutën e 65 pasiqë gjyqtari kryesor ndëshkoi me tre kartona të kuq futbollistët mysafirë.