Serbët veriorë urojnë “për ditë më të mira”, duan paqe dhe të jetojnë pa dallime më 2024

Serbët veriorë urojnë “për ditë më të mira”, duan paqe dhe të jetojnë pa dallime më 2024

Në vitin 2024, qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut para së gjithash dëshirojnë paqen.

Angjela Vitoroviq nga Mitrovica Veriore thotë se një nga dëshirat e saj në vitin e ardhshëm 2024 është që në dyqane të ketë produkte serbe.

“Sinqerisht që këtu të qetësohet çdo gjë dhe të jetë si dikur. Të qetësohet gjithçka dhe të jetojmë normalisht dhe të kemi produkte serbe. Shpresoj për ditë më të mira”, thotë Angjela për KosovoOnline.

“Në vitin e ardhshëm dua që situata në Kosovë të përmirësohet. Të ndryshojmë gjithçka”, thotë Radivojeviq.

Urim thuajse të njëjtë ka edhe Obrad Slaviq.

“Dëshirat e mia janë që situata në Kosovë të stabilizohet dhe të jemi të gjithë si njerëz normal, të mos ketë grindje mes nesh. Që të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si individë pa dallime mes nesh. Të gjithë të jetojmë të qetë”, ka uruar Slaviq.

Related Articles