Dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte serbi Çedomir Aksiq, mori pjesë në masakrën e Reçakut

Dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte serbi Çedomir Aksiq, mori pjesë në masakrën e Reçakut

Çedomir Aksiq është dënuar në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Aksiq nuk ishte i pranishëm në seancë dhe rasti ndaj tij, është i pari gjykim në mungesë që nga paslufta.

Prokuroria Speciale e pati akuzuar Aksiqin për një numër vrasjesh, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut.  

Në dokumentin akuzues, thuhet se mes fshatrave Reçak, Mulapolc dhe Petrovë, Aksiqi, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kanë urdhëruar dëbimin e banorëve, e më pas ua kanë djegur shtëpitë. Ai akuzohet edhe për pjesëmarrje direkte në një vrasje

Në fshatin Reçak, sipas aktakuzës, Aksiqi ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Aksiqi tani jeton në Krushevc të Serbisë.

Related Articles