Në fshatin Kllokot, ku shqiptarët dhe serbët jetojnë në harmoni, një tabelë me shkrim jo-fort të zakonshëm është shfaqur pranë një shtëpie, shkruan Gazeta Enigma.
“Shtëpia në shitje, për shkak të hajnave serb”, shkruan tabela sinjalizuese para shtëpisë së një serbi aty.
Kllokoti është ndër komunat më të reja të Kosovës, themeluar më 8 janar të vitit 2010 kur është mbajtuar edhe mbledhja e parë themeluese.
Qendra e kësaj komune gjendet në qytezën e Kllokotit.
Para vitit 2010 Komuna e Kllokotit ishte pjesë përbërëse e komunës së Vitisë.
Ky vendbanim shquhet për harmoninë ndër-etnike mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë aty.