Serbi provokon me tre gishta në Mitrovicë, përfundon me përleshje fizike me dy shqiptarë

Serbi provokon me tre gishta në Mitrovicë, përfundon me përleshje fizike me dy shqiptarë

Një incident me ndjeshmëri etnike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, në urën kryesore mbi lumin Ibër – simbol i ndarjes mes komuniteteve në qytet.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 21 qershor 2025, rreth orës 10:30, një shtetas serb me inicialet V.V, 30 vjeç, që ndodhej për vizitë në Kosovë, ka ndaluar mbi urë për të bërë fotografi, duke ngritur dorën me tre gishta – një gjest i njohur për ngjyrimin e tij nacionalist serb.

Ky veprim ka nxitur reagimin e dy qytetarëve shqiptarë, G.R (64) dhe A.Z (60), të cilët e kanë pyetur: “Pse po provokon?”, çka më pas ka eskaluar në përleshje fizike. Si pasojë, njëri nga shqiptarët ka pësuar frakturë në hundë, sipas raportit mjekësor.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që dokumentojnë ngjarjen. Pas shqyrtimit të videove, prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm” ndaj dy qytetarëve shqiptarë, ndërsa shtetasi serb është liruar në procedurë të rregullt, me një tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Rasti është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Related Articles