Autoritetet në Serbi kanë arrestuar sot një persoan të dyshuar për “krime lufte” në Koshare, në maj të vitit 1999, shkruan Gazeta Enigma.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai nuk tregoi për shtetësinë apo kombësinë e të arrestuarit.
Megjithatë, Daçiq tha se inicialet e të arrestuarit janë F.K., i moshës 56 vjeç.
“Ai dyshohet se ka kryer krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, tha Daçiq në njoftim.
“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar per intervistim dhe procedim te metutjeshme te Prokurorise per krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma