Serbia e ka mposhtur 2:1 Portugalinë midis Lisbonës, duke e siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 të dielën.
Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022, dhe fitorja ishte imperativ i vetëm i Serbisë pasi para ndeshjes kishte 17 pikë, sa edhe Poprtugailia, por me goldallim më të mirë.
Me këtë fitore Serbia ka arrituyr kuotën e 20 pikëve në pozitën e parë, ndërsa Portugalia do të luajë në play-off si e dyta në Grupin A.
Ndërkohë, kualifikimin e ka siguruar edhe Spanja pasi e mundi Suedinë në duelin për vendin e parë në Grupin B.
Albvaro Morata ka qenë kreator e realizator i golit në minutën 86′ të takimit, me të cilin gol i ka siguruar pozitën e parë në grupin B Spanjës, e cila me automatizëm kualifikohet në Kupën e Botës. Në anën tjetër Suedia e cila gjatë gjithë rrjedhës së kualifikimeve ka pasur një paraqitje mbresëlënëse, duhet të kërkoj kualifikimin eventual përmes barazhit.