Serbia e ndalon për disa minuta në Merdare avokatin Arianit Koci

Serbia e ndalon për disa minuta në Merdare avokatin Arianit Koci

Avokati Arianit Koci është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në Merdare për afro 20 minuta për  “verifikim shtesë”.

Kjo është konfirmuar nga vetë Koci,  i cili qëndroi në Beograd si avokat  i ish-ushtarit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani.

“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, tha ai.

Avokati Koci një ditë më parë paralajmëroi nga Beogradi se rasti i Lozhanit po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm.

Ish-ushtari i UÇK-së,  Mit’hat Lozhani u arrestua të enjten, më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.

Related Articles