Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, është shprehur se sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, është përgatitje e një ekipi të një niveli të lartë.
Siç u shpreh ai, ky akt nuk bëhet nga një individ, por as nga një grup i thjeshtë.
”Kam parashikuar se do të ndryshonte metodologjia, mënyra e veprimit të Serbisë, pas aktit terrorist në Banjskë, dhe qëllimi i Aleksandar Vuçiqit me establishmentin e vet dhe ekstremistat që më s’i ka në veri, por i ka diku në afërsi të kufirit, është ta destabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe gjithë rajonin. Dhe kjo është detyrë primare e tij, e marrë nga Vladimir Putin”, tha Ibishi tek DPT Fidani.
”Vuçiq e ka krijuar Botën Serbe, kuvendin gjithëserb, që nënkupton Republika Sërpskën. ‘Bota Serbe’ është Serbia e Madhe. Tash veç është konvertuar nga koha e Slobodan Millosheviqit kur u shkatërru Jugosllavia në mënyrë të përgjakshme, tash është një mënyrë tjetër”.
”Vuçiq asnjëherë s’ka heq dorë. Ai po ia del me lidershipin europian me në metodë pak më të moderuar. Ai gjithmonë i absorbon ato kritika, duke e konvertuar ndryshe qasjen. Edhe në Bruksel e dëgjuat deklaratën e tij”.
Ai madje sqaroi se sulmi i pikave strategjike mbetet politikë e vazhdueshme e Serbisë.
”Kjo është një politikë e vazhdueshme e Serbisë, pasi e ka humb Kosovën, tani ka tentu ta anektojë veriun dhe akoma qëndron në atë pozicion por tash s’e ka më veriun. Ne kemi kthy sovranitetin në veri”, deklaroi ai.