Serbia jep mbi 2500 euro për serbët e arrestuar në Kosovë

Serbia jep mbi 2500 euro për serbët e arrestuar në Kosovë

Me anë të një vendimi në mbledhjen e sotme, Qeveria serbe ka marrë vendimin që të japë mbështetje financiare për serbët e arrestuar nga institucionet e Kosovës për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Me 300 mijë dinarë ndihmë (ose 2559 euro), serbët e ndaluar janë marrë në mbrojtjen e shtetit serb.

Më 25 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjes e kishte vënë në pranga serbin 75-vjeçar D.R.

Kjo ishte bërë nën dyshimet se i njëjti ishte i përfshirë në krime lufte gjatë periudhës 7-10 maj 1999 në rrethinën e Gjakovës.

Por, Qeveria e Serbisë sot ka vendosur t’iu dalë në krah serbëve të ndaluar që akuzohen për krime lufte ndaj shqiptarëve, përcjell NACIONALE.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria serbe ka miratuar një Konkluzë me të cilën do të jepet ndihmë financiare në vlerë prej 300 mijë dinarësh (2,559 euro) për serbët që janë të ndaluar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një kumtese të Qeverisë serbe, e cila pretendon se po bëhen “procedime të fabrikuara penale” ndaj serbëve.

“Në këtë mënyrë, një ndihmë financiare në vlerë prej 300 mijë dinarësh do të jepet për persona që janë në burgje dhe në qendra ndalimi në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Aty sqarohet se kjo ndihmë do të jepet sa më shpejt që është e mundur.

Related Articles