“Serbia kontradiktore, kërkon Asociacion dhe kundërshton anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Rohde “dakord” me Knaus

“Serbia kontradiktore, kërkon Asociacion dhe kundërshton anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Rohde “dakord” me Knaus

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, i cili i tha kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq se është kontradiktore kur kërkon themelimin e Asociacionit dhe ndërkohë kundërshton anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës.

Knaus shkroi të shtunën se Bërnabiq po kërkon nga Kosova përmbushjen e një zotimi që nuk është i lidhur me anëtarësimin e vendit në KiE, për çka ambasadori gjerman u pajtua me këtë.

“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e kësaj dëmton procesin e dialogut”, shkroi Rohde.

Knaus tha se Bërnabiq thotë se Kosova s’guxon të anëtarësohet në KiE edhe nëse e themelon Asociacionin, duke theksuar se “ky pozicion është kontradiktor”.

“Serbia nuk mund ta injorojë një marrëveshje ku u zotua se ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’ dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet”, shkroi ai në “X”.

Related Articles