Xhemajl Emini dhe Bashkim Emini nga Rahoveci, të cilët ishin arrestuar para një jave nga autoritetet serbe, janë liruar nga mbajtja.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Rahovec, Qemajl Krasniqi.
Ai tha se vëllezërit, pas lirimit, janë kthyer menjëherë në Gjermani ku jetojnë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy vëllezërit ishin arrestuar nga Serbia, nën dyshimin për “kryerjen e një krimi lufte kundër popullsisë civile me disa anëtarë të UÇK-së më 9 gusht, 1999″.
Por këto pretendime i kishte hedhur poshtë po ashtu kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Rahovec, Qemajl Krasniqi, duke thënë se qytetarët e arrestuar nuk kanë qenë asnjëherë pjesëtarë të UÇK-së dhe nuk janë të përfshirë në asnjë listë.