Ditë më parë ministri serb i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq si dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë serbe, Milan Mosjiloviq, kanë vizituar forcat e tyre ushtarake në Rashkë.
Pas vizitës dhe fotografive, gjashtë topat me rreze të gjatë veprimi, që ishin vendosur aty paraprakisht, janë kthyer në uzinë, raportojnë mediat serbe.
Lidhur me këtë ka folur eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati.
Për televizionin publik, Kastrasti tha se Vuçiqi nuk ka guxim për të ndërhyrë në Kosovë.
“NATO kujdeset për sigurinë e Kosovës, është vetëm një manovrim i Vuçiqit. NATO është përgjegjëse, ajo është në Kosovës, po ta ketë edhe një ushtar ajo është këtu, Serbia nuk ka guxim për të ia mësy Kosovës ushtarakisht”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se Serbia u ka dërguar ftesa ushtarakëve, por ata kanë refuzuar.
Kastrati deklaroi se Vuçiqi nuk e ka nën kontroll gjithë sektorin e sigurisë.