Serbia ka firmosur përfundimisht sonte me Francën, marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francezë, Rafale.
Kjo në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd
Sipas zyrtarëve francezë, marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.
Ajo u nënshkrua nga ministri i mbrojtjes i Serbisë Bratislav Gasiq dhe shefi ekzekutiv i Dassault Aviation Eric Trappier, përfshin gjithashtu blerjen e “pajisjeve dhe shërbimeve shoqëruese”, shkruan Reuters.