Serbja qan e vajton vëllain e vrarë në Banjskë, e zbulon edhe identitetin e kriminelit që ishte pjesë e sulmit

Serbja qan e vajton vëllain e vrarë në Banjskë, e zbulon edhe identitetin e kriminelit që ishte pjesë e sulmit

Ishte pjesë e grupit të terroristëve serbë që dje u asgjësuan në Manastirin e fshatit Banjskë nga Policia e Kosovës, sot motra e terroristit ka shpërndarë një foto të tij në rrjetin social Facebook.

Ajo ka vajtuar’ terroristin e vrarë, dhe ka shkruar se e ka vlla atë.

““Vëllai im Igor Milenkovic mbrëmë u vra nga armiqtë në Banjskë vëllai im i vetem motra jote do të vijë të të përqafoj dhe të të shoh si më mirë do të vi me vëllezerit tanë dhe do të thyej barrikada shpirti yt u preftë në paqe vëllai im”, ka shkruar serbja.

Kujtojmë që dje këta terroristë në afërsi të këtij manastiri kishin vrarë policin kosovar Afrim Bunjaku dhe kishin plagosur policin tjetër Alban Rashiti.

Related Articles