Pasi faza e parë e Serisë A është mbyllur me titullin e kampiones së dimrit të fituar nga Inter-i, sprinti për titullin e vërtetë do të ndizet mes janarit dhe shkurtit.
Rikthimi do të jetë veçanërisht tronditës për Juventus, Napoli, Roma dhe Milan, që do ta nisin vitin me sfida të vështirë (Milan-Roma dhe Juventus-Napoli).
Tri ditë më pas do të jetë përsëri protagoniste Juventus-i i Allegri-t, që do t’i bëjë vizitë Mourinho-s në Olimpico, ndërsa Lazio do të përballet me Inter-in në San Siro.
Më 12 janar do të jenë Inter dhe Juventus që do të luajnë për trofeun e parë të sezonit, Superkupa e Italisë, antipastë e një jave që do të mbyllet me Atalanta-Inter, sfida më e vështirë e mundshme pas 10 ditësh të vështira. Koha për të marrë frymë? Më pak zero.
Më 15 janar, Atalanta-n e pret sfida delikate kundër në Romë kundër Lazio-s së Sarri-t, por ndeshja e madhe do të zhvillohet më 23 janar në orën 20:45, kur Milan do të presë Juventus-in për atë që mund të jetë udhëkryqi i madh i sezonit.
Edhe pse një javë më mbrapa do të jetë radha e derbit të Milanos.
Më pas do të vijë shkurti, muaji i Europës. Sfida e dyfishtë mes skuadrës së Inzaghi-t dhe Liverpool-it (16 shkurt) do të jetë në mes të Napoli-Inter (13 shkurt) dhe Inter-Sassuolo (20 shkurt), ato të Juventus dhe Atalanta-s kundër Villarreal dhe Olympiacos, mes përballjes direkte, Fiorentina-Atalanta dhe derbit të Torinos.
Napoli, nga ana e tij, që siç u tha do të përballet me Inter-in, do t’i bëjë vizitë më pas Cagliari-t pasi të ketë sfiduar në Europa League Barcelona-n. Bologna dhe Udinese do të presin Lazio-n para dhe mbas Porto-s.
Javën pasardhëse do të jetë Lazio-Napoli, tri ditë pas playoff-it të EL, ndërsa Inter dhe Juventus do të mund të marrin pak frymë në pritje të ndeshjeve të kthimit për 1/8-at e Champions League, që do të luhen në fillimet e marsit.
Domethënë, kur janë në program Napoli-Milan (6 mars) dhe Roma-Atalanta (në të njëjtën datë) para një disheze të gjatë dhe të butë drejt verdikteve finale. Por, në atë pikë, a shumë mundësi që gjithçka të jetë e shkruar.
Do të mbetet të kuptohet se kush ka arritur t’i mbijetojë dy muajve e gjysmë të frikshme dhe kush jo.