Serie A, ‘dramë’ futbolli me shumë protagonistë e përmbysje në ndeshjen Napoli – Atalanta

Serie A, ‘dramë’ futbolli me shumë protagonistë e përmbysje në ndeshjen Napoli – Atalanta

Ndeshja kryesore e javës së 16-të në Serie A ka përfunduar me fitore (2:3) për skuadrën mysafire, me përmbysje të rezultatit nga të dy ekipet, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e Napolit është treguar shumë e fortë moralisht fillimisht pasi ka shënuar dy herë pasi ka pësuar gol nga Atalanta në start të takimit, minuta 7′. Të njejtën gjë e kanë bërë edhe mysafirët duke rikthyer rezultatin në një ndeshje tejet interesante, të paparë deri më tani këtë edicion në Serie A.

Ndeshja e javës 16-të në mes të Napolit dhe Atalantas ka përfunduar me plotë 5 gola të shënuar në të dy portat e ekipeve pretendente për pjesën e epërme të tabelës, gjëgjësisht pretendente për titull.

Fillimisht mysafirët ishin ata që në minutën 7’ përmes Ruslan Malinovskiy avancuar, ndërsa për të barazuar shifrat (1:1) në pjesën e parë u përkujdes Piotr Zielinski.

E Me këtë rezultat skudrat shkuan në pushimin prej 15 minutash.

Në pjesën e dytë vendësit ishin ata që shënuar për avantazhin fillestar me të filluar pjesa e dytë, në minutën  47’, përmes Belgut Dries Mertens, ndërsa Merih Demiral i Atalantes ishte lojtari që sërish barazoi shifrat në këtë ndeshje, kësaj radhe për mysafirët (2:2), ndërsa Remo Freiler ishte futbollisti fatlum, të cilit i shkoi për dori të shënoj e shkaktoj befasinë e ditës me golin e tij të parë këtë ndeshje, dhe të tretin për skuadrën e tij, për epilogun përfundimtar, Napoli 2:3 Atalanta, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles