Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është raportuar për mjet shpërthyes.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se kanë pranuar një telefonatë anonime nga një person që ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.