Sërish dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sërish dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai tha se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm që të mbahet kjo mbledhje.



Tahiri ka kërkuar që të ndryshohet rregullorja e punës së Kuvendit.

“Ka dështuar mbledhja e Kryesisë. Në fakt, ne nuk patëm ndonjë paralajmërim. Kur erdhëm e pamë që nuk është, bisedova edhe me kryetarin e Kuvendit dhe siç shihet nuk ka kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë”, tha ai.

“Kjo do të thotë se ne duhet ta ndryshojmë me urgjencë, që përgjegjësia për organizimin e mbledhjeve të Kryesisë t’ju bie drejtpërdrejtë shefave të Grupeve Parlamentare, sepse tani u bën më shumë se 6 mbledhje të Kryesisë që për arsye të ndryshme nuk po mbahen”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles