Sërish do të mbahet protestë në Shqipëri, kësaj radhe në Shkodër

Sërish do të mbahet protestë në Shqipëri, kësaj radhe në Shkodër

Partia Demokratike ka ftuar për një protestë në Shkodër sot, pas ngjarjes tragjike ku u vranë tre persona, përfshirë një kalimtare.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka apeluar për pjesëmarrje në marshimin e të shtunës, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit me Shkodrën. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 12:00, duke theksuar se protesta është për dinjitetin, sigurinë dhe të ardhmen e të gjithëve.

“Nesër, qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë për Flutura Bashën, që mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë,” tha Berisha, sipas raportimeve nga A2 CNN, transmeton Gazeta Enigma./GazetaEnigma/

Related Articles