Sërish eskalon protesta në Tiranë, hidhen fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

Sërish eskalon protesta në Tiranë, hidhen fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

Pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit nisën hedhjen e fishekzjarrëve dhe bombave molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

ATSH-ja raporton se forcat e policisë u bënë thirrje protestuesve për të ndalur veprimet e rrezikshme, ndërsa pas përpjekjeve për të qetësuar situatën, nisi përdorimi i ujit për të shpërndarë turmën.

Kjo është protesta e radhës e eskaluar e PD-së, ku protestuesit përplasen drejtpërdrejt me njësitet policore.

Policia e Tiranës paraprakisht ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë.

Related Articles