Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi me shkrim dore, ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Në njoftimin e tyre thuhet se kërkesa për ujë është rritur jashtëzakonisht.
“Ju lutem për shpenzim racional të ujit të pijshëm! Kërkesa për ujë është rritë jashtëzakonisht. Avullimet janë në shkallë maksimale”, thuhet tutje në njoftim.