Sërish shpërndahet në rrjete sociale Testi i Arritshmërisë (FOTO)

Sërish shpërndahet në rrjete sociale Testi i Arritshmërisë (FOTO)

Ka mjaftuar gjysmë ore prej kur ka nisur testimi i semi-maturantëve që pyetjet dhe përgjigjet e sakta të publikohen në grupe të ndryshme në Facebook, derisa janë krijuar edhe grupe të tjera private në Viber.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në fazën e parë të këtij testi ku pothuajse të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, e grupeve të ndryshme të testit, u publikuan në rrjete sociale.

Pas përfundimit të pjesë së parë të testit, MASHTI ka njoftuar se nxënësit që kanë përdorur telefona nuk mund ta përsërisin pjesën e parë të testimit dhe atyre do t’iu llogariten pikët vetëm nga pjesa e dytë e testit.

Kjo në fakt është një dukuri që përsëritet secilin vit në Testin e Arritshmërisë.

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot i janë nënshtruar fazës së dytë të Testit të Arritshmërisë i cili ka nisur në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:00.

Në pjesën e dytë të testimit, nxënësit po iu nënshtrohen pyetjeve nga lëndët matematikë, informatikë, shkenca natyrore, fizikë dhe kimi.

Related Articles