Sërish shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin

Sërish shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin

Është shtyrë gjyqi për dosjen Partizani, ku prej më shumë se një vit janë marrë të pandehur dhe nën akuzë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Seanca e rradhës pritet të mbahet më datën 18 prill.

Shkak për zvarritjen u bë mungesa e avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi, gjithashtu i pandehur në çështjen “Partizani”.

Avokatit Sokol Hazizaj mungoi pasi ndodhej në gjyqin “plumbi i artë” ku mbron të pandehurin Gentian Sharra, raporton Euronews,al.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.

Related Articles