Sërish tërmet i fortë në Mianmar, ja sa ishte magnituda

Sërish tërmet i fortë në Mianmar, ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Myanmar, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.1 ballë ishte 39 kilometra nga Manali në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Mianmari u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë rreth mesditës të së premtes, i ndjekur nga pasgoditje të shumta, duke përfshirë një me magnitudë 6.4.

Sipas të dhënave të lëshuara nga junta ushtarake në Mianmar, numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit ka kaluar shifrën 1600, më shumë se 3400 janë lënduar dhe 30 persona rezultojnë të zhdukur, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Të paktën 18 njerëz vdiqën në Tajlandën fqinje.

Related Articles