Serwer alarmon Kosovën e Bosnjën: Serbia do të provojë të marrë territore

Serwer alarmon Kosovën e Bosnjën: Serbia do të provojë të marrë territore

Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka reaguar me shqetësim lidhur me qëndrimet e bëra dje nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hesgeth, lidhur me luftën në Ukrainë dhe integritetin territorial ukrainas dhe politikën amerikane të pjesëmarrjes me trupa ushtarake në shtete të ndryshme.

Serwer thotë se e ndjenë jashtëzakonisht të nevojshme që të tregojë se ndarja e Ukrainës siç propozon Hegseth, do të ketë një ndikim dramatik në Ballkan.

Sipas profesorit amerikan, Serbia do të provojë të marrë territor nga Bosnja e Hercegovina dhe gjithashtu edhe nga Kosova.

“Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik”, ka shkruar Serwer.

Serwer thotë se edhe për më keq, qasja e butë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën do të jetë një sinjal për Pekinin se Uashingtoni nuk do ta mbrojë Tajvanin.

“Një pjesë e këtij dëmi mund të jetë bërë tashmë me fjalimin e Hegseth”, ka thënë Serwer.

Related Articles