Serwer: Dorëheqja e Vulin nuk do të thotë një largim i Serbisë nga Rusia

Serwer: Dorëheqja e Vulin nuk do të thotë një largim i Serbisë nga Rusia

Aleksandar Vulin ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit (BIA) të Serbisë nën presionin e evropianëve dhe amerikanëve, tha për slobodnaevropa, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan Johns Hopkins.

Ai ende mendon se dorëheqja e tij nuk paraqet një largim nga politika e Serbisë për të mbështetur Rusinë, por një përpjekje për të shmangur sanksionet shtesë.

Në përgjigjen e tij me email në pyetjet e slobodnaevropa, Serwer vlerësoi se Uashingtoni do të mirëpresë dorëheqjen e Vulin, ndërsa Moska do të jetë e pakënaqur.

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), dha dorëheqjen më 3 nëntor.

Ai deklaroi se SHBA-ja dhe BE-ja “po kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën Vulin në listën e sanksioneve për korrupsion dhe përfshirje të dyshuar në trafikun e drogës dhe lidhjet me Rusinë.

Related Articles