Sesioni pranveror i Kuvendit nis jashtëzakonshëm, temë çmimi i rrymës

Sesioni pranveror i Kuvendit nis jashtëzakonshëm, temë çmimi i rrymës

Sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës do të nis me një seancë të jashtëzakonshme të enjten, ku temë e diskutimit do të jetë çmimi i energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili theksoi se aktualisht në vendin tonë nuk ka temë më të rëndësishme.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës me mbështetjen e 40 deputetëve nga radhët e partive parlamentare opozitare kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike në vendin tonë. Nuk ka asnjë temë më të rëndësishme, që sesioni i parë të fillojë se sa për çmimin e energjisë elektrike”, ka deklaruar Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai theksoi se kanë propozuar edhe një rezolutë ku kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifave.

Related Articles