Nikolla Shainoviq, anëtar i ish-ekipit negociator të Serbisë në Rambuje, tha sot se me refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë me Kosovën, jo vetëm u pengua pushtimi i Republikës Federale të Jugosllavisë, por edhe rruga për të arritur shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ditë, 25 vjet më parë, në Rambuje filluan negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës, dhe Shainoviq deklaron për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se këto negociata në fakt ishin vetëm blerje e një imazhi ndërkombëtar me qëllim që të duket se problemet po zgjidhen në rrugë diplomatike.
“Dokumenti në Rambuje është shkruar nga Zyra e Strobe Talbott, Ndihmës Sekretar i Shtetit. Duke ditur që ne nuk mund të pranojmë asgjë që do të thotë dorëzim i një pjese të territorit të vendit dhe dorëzim sovraniteti. Në Rambuje na kërkuan ta refuzonim, në mënyrë që bombardimet të fillonin, duke menduar se bombardimet do të çonin në ato tre ditë të famshme në kapitullim dhe ta tregonin NATO-n si mbretin e ri botëror”, tha ai.