Shakira shfaqet në Coachella, i befason të gjithë dhe jep lajmin e madh

Shakira shfaqet në Coachella, i befason të gjithë dhe jep lajmin e madh

Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka dhënë lajmin e madh të një turneu botëror gjatë paraqitjes së saj surprizë në festivalin e Coachellas. Ajo i befasoi të gjithë kur u ngjit në skenë teksa po performonte DJ Bizarrap.

Shakira njoftoi fansat se do të ketë turne, që do të nisë në muajin nëntor.

“Më në fund, ne do të shkojmë në turne. Duke filluar këtu, këtë nëntor në këtë qytet, mezi pres. Nuk mund të kërkoja më shumë”.

Ajo ka lansuar së fundmi albumin e saj më të ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, të 12-tin në karrierën e saj.

Related Articles