Shala: Bogujevcin po e lejon Kurtin t’ia instrumentalizojë tragjedinë familjare

Shala: Bogujevcin po e lejon Kurtin t’ia instrumentalizojë tragjedinë familjare

Analisti Azdren Shala, në një deklaratë për media ka thënë se deputetja e betuar e VV-së, Saranda Bogujevci po instrumentalizon tragjedinë e saj familjare, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, Bogujevci po ia dhuron historinë familjare të saj, kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

“Vetëvendosja, e paaftë me e kriju qeverinë, duke dashur të zhvendos fokusin re alibia e luftës, te alibia e viktimave, e këta viktimizohen, del zonja Bogujevci dhe poston, ose reagon kundër zotit Mirena, që për mua është statusi skandaloz. Sipas zonjës Bogujevci, një ushtar i lirisë nuk ishte dashur të thithte ajër në këtë vend, kjo është skandaloze”, tha ai në “Rubikon”.

“Kur kjo vetë, historinë e saj familjare ia dhuron Albin Kurtit, dhe e përdor politikisht, ka reaguar pa pikë nevoje. Te fotografia e Ilirit nuk duket familja e Bogujevcit, kjo e ka qit vetë foton e plotë për me instrumentalizu një tragjedi familjare”, u shpreh Shala.

Pas këtyre deklaratave të Shalës, ndodhi edhe një përplasje e ashpër mes tij dhe gazetarit Vullnet Krasniqi.

Related Articles