Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë sërish fjalën në Kuvend ku ka hedhur kritika në drejtim të ministres Rizvanolli në lidhje me çështjen e energjisë.
Shala tha se është i patolerueshëm trajtimi që po i bëhet deputetëve me mospërgjigje nga Qeveria në lidhjet me pyetjet e tyre për këtë situatë.
“Cfarë u ba me pikën 7 të nenit 25. Te lutem ministre çfarë po ndodh me Udhërrëfuesin? Eshtë e patolerueshme trajtimi që i bëhet të gjithë deputetëve. Mosni kështu” tha Shala.