Opinionisti Azdren Shala në një deklaratë për media ka folur për trafikun në Prishtinë, duke thënë se është një kaos i shkaktuar nga Përparim Rama, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Shala tha për Ramën se ai na ka ofenduar, duke thënë lexoni libra në kolonë.
“E di që me ec është mirë, është e shëndetshme, por njerëzit kanë nevoja ta përdorin makinën dhe nuk mundesh ti të llogaritësh në Prishtinë që kryen punë kur ke ndonjë urgjencë, që i bie ky kaos urbanistik që e kemi ne, në trafik sidomos është i tmerrshëm”, tha Shala në “Rubikon”.
“Na ka ofenduar, thojke lexoni libra në kolonë, shihja këshillën, shko me Daut Demakun, bëje një organizatë të mendimit pozitiv. Mos bënu hajgare. Na ka ofenduar për katër vjet”, tha ai.