Endrit Shala nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar përmes një postimi, ku ka theksuar se partia e tij mbetet e përkushtuar në rrugëtimin politik drejt Kuvendit të Kosovës.
Shala deklaroi se NISMA ka qenë e hapur për bashkëpunime dhe bashkim forcash, duke u përgjigjur gjithmonë me respekt ndaj atyre që kanë kërkuar afrimin politik.
“Ne nuk e mbyllëm derën për askënd, iu përgjigjëm me respekt dhe pozitivisht atyre që deshën bashkim forcash. Por ne as nuk do ta ndalim rrugën tonë. Fatmir Limaj dhe NISMA do të jenë në Kuvendin e Kosovës, aty ku e kërkon vullneti i njerëzve tanë, i përkrahësve tanë të palëkundur. Shihemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ai.

