Shala i bindur që Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Shala i bindur që Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala, është shprehur i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Shala në një deklaratë në “DPT te Fidani” u shpreh se kudo që po shkojnë, po i vrejnë pakënaqësitë e këtyre pesë viteve të fundit.

“Do të jetë sigurt kryeministër. Qytetarët janë sondazh për shkak se kudo që po shkojmë ne sot, po e vërejmë atë pakënaqësinë që është zhvilluar brenda këtyre pesë viteve dhe mendoj që është duke u bërë njëfarë zhvillimi interesant, për shkak se ne po e ndjejmë me qytetarët komunikimin që po e kemi”, deklaroi Shala.

Related Articles